Sot mbushen plot 106 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë.
Këngëtarët me këtë rast kanë filluar t’i urojnë shqiptarët me anë të rrjeteve sociale.
Vesa Luma , disa orë më parë ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram teksa uron festën e Flamurit.
“Urime festën e 28 nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”, shkruan këngëtarja e cila shfaqet në veshje kombëtare bashkë me djalin e vetëm, Lianin.
Ndërkohë, Vesa pas një kohe të gjatë do të performojë në Tiranë në sheshin Skëndërbej për nder të 28 nëntorit.