INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Me veshje të zeza” ja si protestojnë të famshmit e Hollywood-it në tapetin e kuq...

“Me veshje të zeza” ja si protestojnë të famshmit e Hollywood-it në tapetin e kuq...

Publikuar më: 11:14 15-12-2017

Vip-at e Hollywood-it kanë vendosur të protestojnë në një mënyrë krejt të veçantë.

Sipas revistës “People” shumë aktorë të njohur, përfshirë dhe ata të nominuar për çmime si Jessica Chastain, Meryl Streep dhe Emma Stone do ta mbushim tapetin e kuq me veshje të zeza këtë vit në Golden Globes

Mësohet se kjo është simbolika e protestës Hollywood-iane ndaj ngacmimeve seksuale në Hollywood.

“Të gjitha aktoret gra do të protestojnë në Golden Globes duke veshur fustane të zinj,” shkruan People.

Emra të mëdhenj të kinematografisë kanë ngritur zërin kundër ngacmimeve seksuale menjëherë pasi New York Times shkroi për akuzat ndaj producentit të famshëm Harvey Weinstein.

Golden Globes do të mbahet më 7 janar dhe është një ndër ceremonitë më prestigjioze që vlerëson ekselencën në filma dhe televizion përgjatë një viti

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379