Ledri Vula ka konfirmuar ditën e sotme se do të bëhet baba për herë të parë. Reperi ka publikuar videon më të ëmbël, në të cilën shihet duke zbuluar gjininë e fëmijës së bashku me partneren Sarën.
Të dy ndodhen buzë detit dhe pasi kanë plasur tullumbacen kanë zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze. Ledri dhe Sara shfaqen tepër të emocionuar dhe në fund shkëmbejnë puthje e përqafime me njëri-tjetrin. Për herë të parë Sara shfaqet publikisht edhe me barkun e rrumbullakosur.
“Jom ka des sytë me t’i pa”, ka shkruar Ledri përkrah videos.
Pas postimit dyshja kanë marrë mesazhe të shumta urimi nga fansat e tyre, të cilët po prisnin me padurim konfirmimin e këtij lajmi.