Gjatë koncertit të reperes shqiptare Tayna me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas pati disa incidente.
Për shkak se salla ishte e tejmbushur, disa prej fansave nuk janë ndjerë mirë dhe u ka rënë të fikët nga mungesa e ajrit.
Vetë reperja ka shprehur keqardhjen për këtë situatë dhe faktin që nuk mundi t’ i ndihmojë fansat e saj, ndërsa u uron atyre të kenë shëndet.
Në një postim në Instagram ajo ka shprehur keqardhjen për këtë situatë që e bëri të ndalonte performancën deri sa të sigurohej që fansat ishin mirë.
“I falenderoj shumë të gjithë që kanë marrë pjesë në Rinora 4! Ju dua Shumë! Më vjen shumë keq që për shkak të sallës së tejmbushur disa pësuan alivanosje dhe nuk munda t’i ndihmoja. Performancën e ndaluam dhe vazhduam më vonë përsëri. Falenderoj stafin për përkujdesjen e fansave të mi! Shpresoj të jeni mirë!”