Enca ka qenë anëtarja e parë femër në grupin OTR.
Por pas një konflikti që pati e liderin e grupit, Noizy-n, ky i fundit e përjashtoi kënëgatren nga labeli. Nuk vonoi shumë dhe e zëvëndëosi me një tjetër anëtare, modelen Oriola Marashi. Edhe pse në heshtje, nënkuptohet se vajzat janë në një ‘luftë të heshtur’ me njëra-tjetrën. Por të përfshirë në këtë rivalitet të tyre janë edhe fansat. Në fotot e mbrëmshme të publikuara nga Oriola, njëra nga fanset e Encës, i komenton: T’kam thënë, më vjen për të vjellë prej teje shpirt’.
E nëse të gjithë po mendonin për një replikë të ashpër të Oriolës, kjo e fundit e ‘vret me pambuk’ duke i dhënë një ‘like’ komentit të saj. /intv.al/