Një shtëpi është grabitur në Ksamil, i zoti i shtëpisë ndihet i kërcënuar nga kjo ngjarje e tmerrshme që i ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Një grup hetimor është ngritur për të gjetur personat që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar në zonën e Ksamilit, i zoti i shtëpisë SH.M, bën thirrje që të kapen të akuzuarit dhe t’i kthejnë paratë.
Informacioni u bë ditur nga vetë personi i dëmtuar i cili tha se i kishin vjedhur 35 milionë lekë, 3 mijë euro deh një numër i konsiderueshëm bizhuterish.