INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me vrap shikoni çfarë do t’ju ndodhë këtë javë sipas Oscar Cainer ( 11-17 dhjetor). Kjo shenjë do ketë një shqetësim!

Me vrap shikoni çfarë do t’ju ndodhë këtë javë sipas Oscar Cainer ( 11-17 dhjetor). Kjo shenjë do ketë një shqetësim!

Publikuar më: 12:25 11-12-2017
Sipas astrologut të njohur, Oscar Cainer këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje këtë javë.
Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë, sipas intv.al.
1. Dashi
Kur punojmë në një ekip, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Megjithatë, puna në grup është e komplikuar. Nga nevoja, ajo përfshin bashkëpunimin me të tjerët idetë dhe pikëpamjet e të cilëve janë të ndryshme nga tonat. Këtë javë, edhe dallimet më delikate do ju krijojnë tensione. Megjithëse ende mund të gjeni një mënyrë për të punuar së bashku. Kujdes!
2. Demi
Ndihet sikur ke një vendim të vështirë për të marrë. Në të vërtetë, është më e lehtë sa e mendoni. Ndjekja e fantazisë mund të mos jetë zgjedhja juaj më e mirë. Aspekti që ju nuk dëshironi të pranoni mban vlerë. Këtë javë duhet të keni më shumë guxim për të realizuar synimin tuaj.
3. Binjakët
Ju duket se po parashikoni ditë të vëshira. Pse ndonjëherë është jeta kaq e vështirë? Ndërsa shkojmë në sezonin festiv, pse duhet të presësh tensione? Nëse  besoni këtë javë te gjërat pozitive mund të ecni përpara në një mënyrë të lumtur.
4. Gaforrja
Gaforret nuk e vlerësojnë atë që kanë deri në momentin që e humbasin.  Të eksploroni me të vërtetë është tërheqëse nga ajo që tashmë keni. Këtë javë, ju nuk duhet të braktisni atë që vlerësoni për të ndjekur ëndrrën tuaj.
5. Luani
Edhe pse ju mund të kujtoni një marrëdhënie të vështirë, apo konflikt  kjo nuk duhet të jetë një lajm i keq. Pas lidhjes së Venusit me Neptunin, ka një mënyrë krijuese për të parë një të kaluar të lënduar. Nuk është e lehtë. Duhet guxim për të parë, por nëse veproni, ju mund të shëroheni dhe të ecni përpara më lirshëm. Mos e ktheni kokën pas!
6. Virgjëresha
Disa njerëz kanë një talent për të folur publikisht. Veprimet janë ndryshe nga fjalët. Duhet t'i gjykoni njerëzit për atë që bëjnë ata, jo për fjalët që thonë.
Ju, sipas intv.al këtë javë do ndjeni një shqetësim, sepse nuk gjeni dot fjalët e duhura për të shpjeguar diçka.
7. Peshorja
Nganjëherë ndihet sikur jeta po komploton kundër nesh. Edhe kur rruga përpara duket e qartë dhe e drejtë, nëse vendos frika, progresi ndalet.. Marsi duke lënë shenjën tuaj ofron një shans për t'u çlodhur në pjesën  e jetës tuaj, ku ju keni qenë të ndjeshëm dhe të shqetësuar. Ka ardhur koha të qetësoheni.
8. Akrepi
Të gjithë ne kemi nevojë për më shumë njohuri. Ju ndoshta do të shqyrtoni gjithçka për të ndryshuar mënyrën si i bëni gjërat. Këtë javë duhet të vlerësoni vlerën e bërjes së gabimeve. Në të vërtetë, mund të jetë kënaqësi!
9. Shigjetari
Dallimi mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që është imagjinare nuk është aq i qartë sa mendojmë. Mendjet dhe gjendjet tona janë aq të ngatërruara, saqë është e vështirë të lexosh shenjën që na tregon jeta. Edhe pse ndiheni të sfiduar, është thjesht sepse ekziston një mënyrë më e lehtë dhe më e mirë për të parë situatën që ju rrethon.  Këtë javë, nëse provoni përsëri, do rriten shanset që ju të dëgjoni përgjigjen që ju nevojitet.
10. Bricjapi
Ka më shumë gjëra praktike që mund të bëni. Mund të përpiqeni të dilni dhe të shqyrtoni mënyrat për të bërë më shumë rreth rrethin miqve dhe kontakteve. Mërkuri është i prapambetur dhe shumë nga rregullat e zakonshme nuk zbatohen. Bëhuni të vëmendshëm!
11. Ujori
Mençuria vjen nga burime të habitshme. Ndërsa Marsi ndryshon shenjat, po e kuptoni se suksesi nuk është përcaktuar nga një takim i vetëm. Ngjarjet, sipas intv.al  këtë javë do të provojnë se jeni në rrugën e duhur.
12. Peshqit
Diçka e diskutueshme është në ajër. Kudo që të ktheheni, njerëzit po pëshpërisin, debatojnë dhe argumentojnë. Ju nuk keni nevojë për mendimet e tyre gjysmë të formuara. Edhe pse nuk mund të keni gjithçka që dëshironi, ju keni mençuri me bollëk  dhe kjo është e gjitha që ju duhet. Këtë javë, bëni si dëshironi ju!
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040931701660156