Punësimi në vendin tonë mbetet problem kryesor veçanërisht për të rinjtë. Me apo pa diploma të rinjtë vuajnë për vende pune. Për IN Tv Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional numër 4 thotë se edhe ata që kanë 1 apo 2 diploma në xhep kanë nisur kurset për të përfituar një zanat. Kjo mbase lidhet me hapjen ndër vite të universiteteve pa kriter dhe masivizimi i diplomave ka lënë jashtë tregut të punës qindra të rinj.
Për më shumë ndiqni kronikën e IN News...