INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Medaljet ndaj Julian Dedës dhe Rozana Radit, ndezin reagimet... Çfarë keni humbur [FOTO]

Medaljet ndaj Julian Dedës dhe Rozana Radit, ndezin reagimet... Çfarë keni humbur [FOTO]

Publikuar më: 19:30 16-06-2017

32 titujt e nderit të ndarë në një ditë nga Presidenti i Republikës për artistë të ndryshëm shqiptarë, më 13 qershor, patën shumë reagime.

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” disa personalitete të artit dhe kulturës në vendin tonë, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Julian Deda, Rozana Radi. Pas këtij lajmi, vetë artistët e kanë falënderuar kreun e shtetit për këto nderime të larta që u bëri.
Disa kundërshtuan dhe ironizuan hapur dhe një ndër to ishte edhe Ilda Lumani, e cila shkruante në bordo.al një editorial "Sa pak vlen të jesh Mjeshtër i Madh".
Një pjesë nga shkrimi i saj:
“...Nuk di ç’të them më parë… Të martën morën tituj emra dhe jo emra. Mori dhe Gëzim Myshketa, baritoni i mrekullueshëm, por s’mjafton për atë titull. Po hajde sevap gjithandej. Është hapur qesja e titujve. Mori dhe Anisa Markarjan. Ka bërë pesë role me numërim në kinemanë e viteve ’90. Mjaftueshëm për titullin “Mjeshtër i Madh”?! Por mori dhe Redon Makashi, Eli Fara e Aurela Gaçe, që me siguri janë turpëruar kur pas tyre e ka marrë dhe Rozana Radi. Aleksandër Gjoka e Elton Deda ju shpëtoi Zoti të mos ishit pjesë e kësaj estrade. Pale si mund të jenë bërë akorët e shkretë kur kanë parë të marrë titullin njëherësh Viktor Zhusti dhe Julian Deda. Këtu nuk po flas për xhelozi. Se ne shqiptarët përgjithësisht kemi xhelozi dhe për zogjtë që këndojnë, por po flas për merita, për vlera. Çfarë vlere kanë në kulturën shqiptare këta individë? Çfarë i kanë sjellë artit shqiptar, përveç tallavasë dhe humorit banal? Në çfarë kriteresh bazohen bordi, stafi a njerëzit e kësaj pune kur zgjedhin të shpërndajnë tituj…”

bordo.png

 

Edhe aktori i njohur Agron Llakaj i është drejtuar përmes një letre të hapur presidentit Nishani, ku shkruar se tituj të tillë janë vlerësues për kontributin dhe mundin profesional të artistëve, por sipas tij presidenti Nishani ka harruar një emër shumë të njohur, siç është ai i Behar Merës.
Llakaj i bën thirrje Nishanit të dekorojë edhe artistin Behar Mera, me të cilin punon prej vitesh në programin humoristik “Al Pazar”.
Ky është postimi i plotë i Llakajt:
“I nderuar zoti President i Republikës! Shkëlqesi Bujar Nishani! Lexova me kënaqësi vlerësimin tuaj në largim për shumë emra të mëdhenj të skenës, ekranit por jo vetëm. Tituj që shprehin vlerësimin për punën e çdokujt, kontributin dhe investimin njerëzor dhe profesional në shërbim të publikut, për ta bërë këtë jetë të zymtë me më shumë besim, se gjërat e bukura në jetë nuk ndodhen vetëm në art. Art i cili udhëheq shoqërinë, emancipon, edukon dhe argëton. Zoti President, ndoshta nuk është detyra juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga ju, më lejoni t’iu tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës. Ai është humoristi Behar Mera…me dhjetëra vite në skenë, qindra personazhe dhe karaktere që sot i keni dhe i gjeni rëndom në Youtube me shumë e shumë klikime. Një personalitet i padiskutueshëm i humorit, një partner po kaq dinjitoz… nuk ka njeri të mos ketë marrë buzëqeshjen dhe të qeshurën nga loja e Behar Merës. Prej 5 vitesh në “Al Pazar show” ka prodhuar dhe punuar sa për 100 vite së bashku të një trupë profesioniste estrade. Zoti President, si artist i humorit, por edhe si partner dhe mik i Behar Merës, ju sjell thjesht në vëmendje se vlerësimi për Beharin është vlerësim edhe për ju. Natyrisht, ai është një “Mjeshtër i Madh” se e ka fituar me lojën dhe interpretimet e tij, ka dashurinë e publikut që është rritur dhe e ka rritur gjatë gjithë karrierës së tij. Zoti President, duke ju uruar punë të mbarë, por edhe rrugë të mbarë, mbetem në pritje të korrigjimit të kësaj “harrese”. Me respekt dhe konsideratë të lartë, Agron Llakaj”.

agroni.jpg

 

Elda Laze, kryeredaktore në revistën shqiptare “Harmony” në llogarinë personale në Facebook ka shkruar disa fjalë për personat qe kundërshtuan dhe ironizuan hapur për disa nga titujt e dhënë dhe në rastin konkret per kengetaren Rozana Radi.
“Këtë këngën " komerciale" me duket se è postuan të gjithë nëpër rrjete sociale pak muaj më parë. Për këtë "komercin" këtu me duket u ngrit i gjithë pallati i kongreseve në këmbë? Për këtë këngën më duket se gratë kërcënuan se do bënin proteste para kryeministrisë nëse nuk fitonte? Po atëherë pse na u tronditët kaq shumë pse mori një tjeter vlerësim këngëtarja? Meqe nuk është as i pari, e me siguri, as i fundit. Me falni po çfare duhet të bënte? Të thoshte: “Jo faleminderit, nuk para preferoj dekoratat, vetëm çmimet e para.”- shkruan Laze, duke shpërndarë edhe këngën e këngëtares.

elda_laze.png

 

Gjithashtu edhe akotri i njohur Albano Bogdo ka reaguar duke mbrojtur mikun e tij, Julian Deden.
“Per te gjithe ju qe keni ankesa mbi cmimin 'Mjeshter i madh" qe mori Julian Deda. Ju lutem, ankesat shkruajini ne nje cope leter, letren mbeshtilleni ne forme tubi, pastaj e dini vete ku ta fusni. Me falni per humorin banal, por kaq dime te bejme ne. Nuk konkurrojme dot me nivelin elitar te Ezelit dhe Ertugrulit, qe i shifni nga mengjesi deri ne darke mor ju ...” shkruan aktori.

albano.png

 

Por pas gjithë këtyre kundërshtimeve edhe aktori Julian Deda, i cili mori titullin “Mjeshtër i madh”. Aktori ndërkaq ka zgjedhur të reagojë me një status, që duket sikur shigjeton pikërisht të gjithë zërat kundër. " Morrat, pleshtat dhe injorantet nje muhabet kane, parazitojne", shkruan ai./intv.al/

juli.png

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713