INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media amerikane zbulon se Pandeli Majko u kërcënua me jetë [VIDEO]

Media amerikane zbulon se Pandeli Majko u kërcënua me jetë [VIDEO]

Publikuar më: 11:38 10-08-2018

Ministri për Shqiptarët Jashtë Kufijve Pandeli Majko është kërcënuar me jetë nga regjimi iranian. Lajmi bëhet i ditur nga media amerikane. Në artikullin me titull “Irani planifikon terror në tokën evropiane, ndërsa BE përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, publikuar këtë të enjte në Fox News, shkruhet se Ministri i Diasporës Pandeli Majko, është shprehur për televizionin amerikan se, zyrtarë amerikanë i kanë thënë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij. Ndërsa ai i tha Fox News se strategjia e Iranit në rajon është "e pashembullt" ndërsa komentoi kërcënimet ndaj tij duke u përgjigjur, "Nuk kam frikë". Një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit i konfirmoi se autoritetet shqiptare arrestuan dy operativë iranianë mbi akuzat e terrorit në fillim të këtij viti. Në shkrim thuhet se “ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, ashtu siç ishte vendi ku më shumë se 2,000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016. Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t'i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një "pengesë të madhe" për regjimin” .  "Irani gjatë 39 viteve të fundit ka planifikuar dhe kryer vrasje dhe veprimeve terroriste kundër kundërshtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë një seri vrasjesh dhe sulmesh të regjistruara  vitet e fundit në vendet evropiane", tha një zyrtar amerikan.

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318