INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media gjermane paralajmëron, 'Trazirat në 30 qershor janë të sigurta'

Media gjermane paralajmëron, 'Trazirat në 30 qershor janë të sigurta'

Publikuar më: 10:50 21-06-2019

Media gjermane, Deusche Welle ka paralajmëruar trazira në 30 qershor. Kjo media ka bërë një analizë mbi situatën aktuale në vend, ndërsa shkruan se përpjekjet e Gjermanisë për afrim të maxhorancës dhe opoiztës kanë dështuar.
“Përpjekjet e bëra nga Gjermania për afrim mes pozitës e opozitës shqiptare deri tani kanë qenë të pasuksesshme. Socialistët nuk lëvizin nga vendimi i tyre për të shkuar në zgjedhje, ndërkohë kriza në vend po thellohet. Më 30 qershor në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje lokale. Trazirat janë të sigurta. Një ide të parë për atë çka mund të ndodhë në ditën e zgjedhjeve lokale, e pamë në ditët e shkuara, kur militantë të opozitës në Shkodër e Tropojë dhe gjetkë u përpoqën të asgjësojnë materialet zgjedhore dhe t’i vënë zjarrin lokaleve të votimeve”, shkruan DË.
Maxhorancën në Parlament e cilëson si sunduese. “Që prej shkurtit Partia Socialiste sundon thuajse e vetme në Parlamentin e Shqipërisë, hiq ata pak deputetë opozitarë, me pozitë shumë të dobët në Kuvend, që nuk iu përgjigjën thirrjes së partisë së tyre për të dorëzuar ose mos pranuar mandatet. Dy grupimet kryesore të opozitës, aleanca përreth Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e zgjodhën këtë hap radikal pasi në media u botuan audio-përgjime që dëshmonin për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, në të cilat socialistët fituan shumicën absolute, me anë të blerjes së votave me ndihmën e Krimit të Organizuar, sipas tyre”, shkruan në vijim media gjermane.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551