INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media italiane ngre alarmin: Muxhahedinët rrezik për Shqipërinë dhe Ballkanin

Media italiane ngre alarmin: Muxhahedinët rrezik për Shqipërinë dhe Ballkanin

Publikuar më: 15:09 28-10-2018

Media italiane jep alarmin për rrezikun që i kanoset vendit por edhe rajonit të Ballkanit nga transferimi i 350 muxhahedinëve në Shqipëri. Sipas medias Occhidellaguerra, prania në Shqipëri e muxhahedineve përkeqëson më tej situatën delikate në Ballkan, ku tashmë janë të pranishëm grupet xhihadiste dhe islamiste. Po Italia pse shqetësohet nga vendosja e tyre në vendin tonë? “Zona ballkanike duket gjithnjë e më shumë një zonë logjistike dhe tranziti në mbështetje të politikave të luftës në Lindjen e Mesme dhe e gjithë kjo në kurriz të stabilitetit rajonal, përfshirë Italinë”-thuhet në artikullin me titull “ Baza e fortifikuar e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri”. Occhidellaguerra pohon se ka nisur një investigim shkurtin e kaluar pasi kishte marr informacione për ndërtimin e një selie në Manëz, por tani shkruan se ka disa të dhëna dhe fakte që sipas saj konfirmojnë ekzistencën e projektit.

selia_e_muxhahedineve.png

Baza mendohet se është duke u ndërtuar mes fshatrave Kullë dhe Manëz e-Vjetër, me hyrje në rrugën e Lalezit. Ka disa pamje të fotografuara nga ajri. Po kështu është faktuar nga kërkimet e gazetarëve shqiptar se Këshilli i Rregullimit të Territorit ka publikuar një listë të lejeve të lëshuara për një sërë veprash dhe midis tyre ishte edhe një kërkesë nga një OJQ të quajtur F.A.R.A. Leja e datës 16 tetor 2017 jep autorizimin për "një kompleks banimi dhe shërbime për komunitetin iranian në Shqipëri". Në artikull përmendet rasti i gazetares britanike të Channel 4 e cila u sulmua fizikisht nga disa anëtarë ndërsa po filmonte jashtë kompleksit të Manezës për të dokumentuar ekzistencën e tij.

gazetarja_e_sulmuar.jpg

Ata thyen kamerën dhe u desh ndërhyrja e policisë që të ndalej sulmi. Po kështu përmendet edhe Mostafa Mohammadi, babai i 38 vjeçares, e cila u largua nga shtëpia kur ishte 16 vjeç së bashku me një grua militante. Ai nuk u lejua të futej në kamp. Artikulli zbulon se organizata ka marrë mbështetje nga figura të ndryshme politike ndërkombëtare, sidomos nga amerikanët ndër të cilët përmendet ambasadori i SHBA në Kombet e Bashkuara si dhe ish drejtues të FBI-së. Por ata kanë mbështetjen edhe të disa politikanëve italianë. Kështu media zbulon se në mes të shtatorit një delegacion zyrtar i Partisë Radikale Italiane vizitoi selinë muxhahidiane në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172