Kohët e fundit media shqiptare ka pasur lëkundje si shkak i largimeve të disa personazheve tradicionale që ishim mësuar ti shikonim për shumë kohë në ekranet ku punonin.
Dy largimet nga më të bujshme ishin ato të Jonida Shehut dhe Sokol Ballës nga ekrani i TopChannel.
Së fundmi një tjetër largim i bujshëm ka ndodhur, dhe e kemi fjalën pikërisht për gazetaren Rudina Xhunga e cila si autore e emisionit “Dritare” punoi për më shumë se dy vjet në Vizion Plus.
Duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim, gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për aryset e mbylljes së emisionit "Dritare" nga Vizion Plus.