INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Media online, Boçi kujdes: Qeveria po tenton çensurë

Publikuar më: 11:27 11-03-2016

Media online do të ndryshojë mënyrën e funksionimit të saj, dhe kjo me anë të ndryshimeve ligjore në ligjin “Për tregtinë elektronike”. Anëtari i Komisionit të Medias, Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin 3 JAT në IN Televizion, ku dha qasjen e opozitës për këtë draft ligjor.

Duke komentuar ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria, Boçi jep dhe arësyet sipas tij, se përse qeveria sjell në këtë moment këto ndryshime ligjore.

“Këto janë përpjekje të Ramës për të futur ligjin për shpifjen, të cilin ne e rrëzuam edhe me reagimin e ndërkombëtarëve”.

Mënyrën se si përcakton projektligji sjelljen ndaj informacioneve që shpërndajnë mediat online, të opinioneve që ato thithin apo japing, është diçka që del jashtë objektit të ligjit “Për Tregtinë Elektronike në Shqipëri”.

Luçiano Boçi vëren me shqetësim të madh këtë draft paraprak, i cili sipas tij cënon në thelb lirinë e shprehjes.

“Ky ligj e tejkalon objektin e vetë ligjit të tij, pasi ai kërkon të vendosë rregulla të tilla që cënojnë lirinë e fjalës, që cënojnë lirinë e medias në përgjithësi. Aty theksohet për lajme të paligjshme, kush është lajmi i paligjshëm, pra lajmi i paligjshëm është ajo që nuk konferton me politikat e qeverisë”.

Në këtë moment vjen dhe rreziku më i madh për vendin, vijon më tej bisedën në studio Luçiano Boçi.

“Në qoftë se një qeverisje i shmanget duke i treguar gishtin publikut, që ai shpif ose ai tjetri shkruan një lajm të paligjshëm atëherë jo vetëm çensura është instaluar në shqipëri por edhe autocensura dhe kjo është më e rrezikshme. Kjo mund të sjellë pasoja financiare dhe tek pronarët, gazetarët. Me këtë ligj synohet të bëhen shumë goditje dhe mua më duket tejkalim të kompetencave të ligjit.

Duke pranuar se duhet të ketë një filtër për fyerjet onlinë, Luciano Boçi paralajmëron qeverinë se në rast se do vijojë me këmbëngulje me këto ndryshime, përveç betejës parlamentarë, demokratët mund t’i drejtohen dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Unë jam që të ketë një filtrim të komenteve, për moderim. Ndërsa sa i përket pjesës së lajmi ligjshëm apo i paligjshëm ajo pjesë absolutisht duhet hequr duhet kundërshtuar. Në komision ne do të bëjmë punën tonë por nqs do paraqitet siç është aktualisht, reagimi për lajmin e paligjshëm do jetë i ashpër. Në rast se ai do të miratohet  kështu siç është, ne do shikojme a ka elementë të shkeljes së Kushtetutës”.

Deputeti opozitar ka këtë thirrje për qeverinë:

“Unë shpresoj që t’i thërrasin mëndjes, dhe të mos i japin goditjen finale median në Shqipëri”.

Ja një pjesë e intervistës:

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928