Në rast se arrihet deri te një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të nominohem për çmimin nobel për paqe. Kështu shkruan gazeta serbe ‘Danas’. Sipas raportit promovimi i librit të Thaçit: “Shtet i Ri, Burrështetas Modern”, është vetëm, një hap në rrugën e presidentit të Kosovës drejt çmimit Nobel.
“Bashkëbiseduesit tonë thonë se në qoftë se zgjidhet problemi me Kosovën, atëherë shanset janë që Thaçi, Vuçiç e Mogherini do të nominohen për çmimin Nobel”, shkruan kjo e përditshme.
Sipas informacioneve jo zyrtare të kësaj mediaje të shkruar, libri i Thaçit ku flitet për veprimtarinë e tij, është prezantuar në Londër, Berlin, Paris e Vjenë. Raportime se Thaçi e Vuçiç mund të jenë kandidatë për çmimin Nobel për Paqe ka pasur edhe më herët.