INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Media zviceriane sulmon Shaqirin: Nuk jemi

Media zviceriane sulmon Shaqirin: Nuk jemi "malokë" si ju

Publikuar më: 16:33 05-09-2018

Festimi me shqiponjë i Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë është ende një temë e nxehtë diskutimi në Zvicër. Së fundmi lojtarët kanë kërkuar falje për veprimet e tyre dhe madje janë gjobitur nga FIFA por kjo prapë nuk i ka ndaluar kundështarët e tyre që të hedhin akuza mbi futbollistët.

"Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner pranojnë gabimin në rastin e festimit me “shqiponjë” dhe kërkojnë falje. Të paktën, Lichtsteiner dhe Xhaka patën sukses në kërkimin e faljes, që e bënë kryesisht pa gabime. Shaqiri pengohet në gabime njëri pas tjetrit." ka deklaruar kryeredaktori i sportit në gazeten “Blick.ch”, Felix Bingesse

"Ai derdhi përsëri benzinen e budallëqeve në zjarr. Po, zoti Shaqiri, ne jemi një vend malor. Por jo, zoti Shaqiri, jo të gjithë ata që jetojnë në male, janë nacionalistë të vegjël si ju, të pashpresë, të vjetëruar dhe të verbuar! Por, me shpjegimet e djeshme, të paktën është krijuar baza për të shikuar përpara dhe për t’i dhënë fund temës së lodhshme. Traineri Vladimir Petkoviç mbetet kryesisht kokëfortë. Ai pohon se Granit Xhaka do ta udhëheqë kombëtaren zvicerane si kapiten në mungesë të Stephan Lichtsteiner.Ai tregon se nuk e njohu dimensionin e krizës së identitetit të ekipit të tij." ka shtuar më pas Bingesse.

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496