INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat belge: Mishi i skaduar mbërriti deri në doganë. Dyshohet se një sasi e madhe u hodh në treg

Mediat belge: Mishi i skaduar mbërriti deri në doganë. Dyshohet se një sasi e madhe u hodh në treg

Publikuar më: 14:17 18-03-2018

Mediat belge kanë ngritur alarmin e mishit të skaduar që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganë. Sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin e Kosovës u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel. I skaduar prej një muaji nga momenti që kishte mbërritur në doganë, mishi u sekuestrua nga autoritetet.

“Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës. Nga ana tjetër, menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor. “Ishte një gabim nga ana jonë. Kemi marrë përsipër përgjegjësinë. Ky nuk është një rast mashtrimi. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë që mishi kishte skadencë tre javore“, thotë Johan Heylen. Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast. Përmes një deklarate të përbashkët, deputetët thanë se “hetimet duhet të jenë proaktive, të shpejta dhe të plota. Për më tepër, ka një nevojë urgjente për komunikim sa më të shpejtë mes autoriteteve të përfshira dhe konsumatorëve”. Ky është rasti i dytë me mishin e skaduar që eksportohet nga Belgjika. Përpara disa kohësh, kompania Veviba u përfshi në një skandal të ngjashëm duke dërguar mish të skaduar në Kosovë. Ndwrkohw mediat kosovare thonw se në total janë importuar në Kosovë 63 mijë kilogramë mish. Prej tyre janë asgjësuar rreth 20 mijë kilogramë, kurse pjesa tjetër ka hyrë në tregun e brendshëm.Në një dokument të Doganës së Kosovës të siguruar nga “Gazeta Jeta në Kosovë” shihet se çmimi i mishit i deklaruar në Doganë ishte disa herë më i ulët se çmimi në treg. Mishi i importuar në Kosovë është blerë në Belgjikë për vetëm 93 centë për kilogram.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541