INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mediat botërore për “trenin” / Akuzohet Serbia se po përkeqëson situatën [VIDEO]

Publikuar më: 19:07 16-01-2017

Mediat ndërkombëtare paralajmërojnë mundësinë e një konflikti të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, pas ndalimit të trenit serb i cili mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”, në Mitrovicë.
BBC-ja, një shkrim të saj e ka titulluar, “Treni Serbi-Kosovë, përshkallëzon në kërcënime ushtarake”. Nga ana tjetër agjencia e lajmeve Reuters  në një shkrim të saj ka vendosur titullin, “Serbia thotë se Kosova po kërkon luftë”.

Ndërkohë edhe media të tjera i kanë bërë jehonë retorikës së përdorur nga liderët serb dhe se mes këtyre dy shteteve situata mund të përshkallëzojë në një konflikt të armatosur. Gazetat gjermane shkruajne:  “Gjuha marciale, që u përdor në fundjavë mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale. Nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve. Por incidenti tregon, se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Grindja për një tren mes Beogradit dhe pjesës veriore të Kosovës eshte simptomë e një krize. Edhe mediat greke kanë shkruar për trenin serb që donte të futej në Kosovë, duke theksuar se Serbia ka kërcënuar Kosovën.

Gazeta e njohur “Protothema” nënvizon se presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç madje nuk ka hezituar të thotë se nëse ndonjë serb do të prekej në Kosovë, Beogradi do të niste edhe ushtrinë për në veriun e shtetit të ri ballkanik.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916