INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat britanike, shqiptarët trafikantët më të mëdhenj ''të mishit të bardhë''[FOTO]

Mediat britanike, shqiptarët trafikantët më të mëdhenj ''të mishit të bardhë''[FOTO]

Publikuar më: 11:03 19-11-2018

Trafikimi i femrave shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave në Britani. “Sky News“, në një investigim të bërë së fundmi, raporton se femrat shqiptare janë të parat që kryesojnë prostitucionin, ndërsa bandat shqiptare veprojnë me mënyra të sofistikuara gjë që ka sjellë një rritje të numrit të viktimave.

tafikimok.jpg

Statistikat e fundit të Agjencisë Kombëtare të Krimit, tregojnë një rritje prej 35% të numrit të njerëzve të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumica janë nga Shqipëria. Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se numri i viktimave të mundshme të trafikimit duke iu referuar autoriteteve britanike është rritur dy vitet e fundit dhe janë afro 5.145.

Shumica e viktimave të huaja janë nga Shqipëria, të trafikuara nga një rrjet i bandave kriminale që veprojnë në vendet evropiane, duke shitur viktimat si mallra. Zëvendësdrejtori i agjencisw, Tom Dowdall, thotë se grupet janë veçanërisht elastike ndaj zbatimit të ligjit.

tomiok.jpg

Ai tha: “Bandat kriminale të organizuara shqiptare po operojnë në mënyrë të sofistikuar në Britani të Madhe, ashtu siç bëjnë në disa vende të tjera në Evropën Perëndimore.”

Gazetarët e Sky News, në vijim të investigimit kanë takuar dhe 15 viktima të trafikimit të strehuara në një qendër në Vlorë dhe ka tronditur me rastin e një vajze 20-vjeçare e cila shprehet se ka rënë pre e trafikimit, pasi kishte mbetur shtatzanë. Besjana ka rëfyer historinë makabër se si nëna dhe vëllai e kishin rrahur vazhdimisht për të humbur fëmijën, për shkak se ajo i kishte turpëruar.
“Ata më rrahën duke më goditur në bark që unë të humbisja foshnjën … ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment”, tha ajo.
Pasi u largua nga shtëpia, Besjana përfundoi në duart e një prej bandave të trafikimit të Shqipërisë në Itali dhe u detyrua të punonte më pas pa paguar si një prostitutë edhe në Britani për 18 muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496