Ka disa ditë që Luana Vjollca ka filluar pushimet verore, ndërsa udhëtimet për të sa vazhdojnë nga një shtet në tjetrin. Moderatorja dhe këngëtarja simpatike ka disa ditë që ndodhet në Monte Carlo nga ku dhe po publikon pamje të ndryshme.
Së fundi, ajo ka postuar disa foto, ku u shfaq joshëse e veshur me pantallona të shkurtër, të cilët i kishte zbërthyer, si dhe dukej seksi e veshur me bikini të kuqe në pjesën e sipërme ku kishte vënë në fokus gjoksin e saj.
“Kthehem në qytetin tim të preferuar”, -ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotove, por sigurisht që kjo foto s’i ka shpëtuar mediave vendase.
Është sërish revista e njohur “Monaco Today” ajo që ka publikuar fotot e Luanës në profilin e saj në Instagram, aty kU postojnë foto të personazheve publikë që vizitojnë Monakon.