Po Gjiko të jetë ndjerë xheloz vallë apo t’i jetë bërë qejfi?! Elita Rudi është padyshim një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe jo më kot ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.
Në disa postime që Elita ka bërë në Instastory, ka publikuar disa faqe nga një artikull që ka shkruar portali Shoëbuzz.hr për të. Artikulli i shkruar për Elitën hapet me titullin: “Bukuroshja magjepsëse nga Kosova që adhuron Kroacinë”.
Ata bëjnë një përshkrim të shkurtër të Elitës, ku e cilësojnë atë si një personazh të njohur në mbarë botën referuar numrit të shumtë të ndjekësve që ka në Instagram. Shoëbuzz shkruan : “Elita është me të vërtetë një yll Instagrami me më shumë se 350 mijë ndjekës, gjë e cila nuk diskutohet pasi bukuria e saj të lë pa frymë”. Gjithashtu ata përmendin edhe disa intervista ku moderatorja ka thënë se e adhuron Koracinë specifikisht Dubrovnikun dhe Splitin ku shpesh herë kalon pushimet atje.