INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat e huaja për fitoren e Shqipërisë: Humbja e Italisë i favorizon, kanë mundësi për vendin e dytë [FOTO]

Mediat e huaja për fitoren e Shqipërisë: Humbja e Italisë i favorizon, kanë mundësi për vendin e dytë [FOTO]

Publikuar më: 09:02 03-09-2017

Suksesi i Kombëtares Shqiptare nuk është lënë pa u përmendur dhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat përgjithësisht kanë shkruar për trajnerin e ri Panucci dhe për mundësitë që ka përfaqësuesja për të dalë në vend të dytë.

Media italiane ''Sport Mediaset'' e shikon Shqipërinë si një kërcënim serioz për Italinë dhe shkruan se pas humbjes së kësaj të fundit, mbrëmjen e djeshme, këto skuadra do të luftojnë për vendin e dytë.

“SportMediaset”: Shqipëria e Panuccit i afrohet Italisë. Humbja e Italisë në Spanjë kthehet në asist për Shqipërinë, kombëtarja e drejtuar nga Panucci fiton 2-0 kundër Lihtenshtejnit dhe shkurton diferencën në klasifikim. Por i duhen 54 minuta për të kaluar në avantazh me Roshin.

“L’Equipe”: Shqipëria mundur Lihtenshtejnin në kualifikueset e Botërorit në Grupin ku dy vendet e para i “janë premtuar” Spanjës dhe Italisë.

“TuttoSport”: Kualifikueset e Botërorit 2018: Mirë Shqipëria e Panuçit. E drejtuar për herë të parë nga Kristian Panuçi, ajo kalon Lihtenshtejnin 2-0 falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë.''

21291837_1676440952367943_307913341_n.jpg

21291239_1676440955701276_252154706_n.jpg

06d956fed75f38e4baa5217473a13490_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725