Mediat e huaja vazhdojnë të raportojnë nga Tirana për situatën e krijuar.
Gazeta Washington Post, ka shkruar se mijëra protestues, që mbështesin opozitën në Shqipëri, kanë rrethuar parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata e akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin.
Ndërtesa e parlamentit u rrethua të martën nga qindra oficerë policie dhe nga tela me gjemba.
Ligjvënësit e pozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë hequr dorë nga postet e tyre.