INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat e huaja thonë se ky është shkaku i overdozës me heroinë i këngëtares Demi Lovato [FOTO]

Mediat e huaja thonë se ky është shkaku i overdozës me heroinë i këngëtares Demi Lovato [FOTO]

Publikuar më: 12:22 30-07-2018

Shtrimi në spital dhe gjëndja aktuale shëndetësore e Demi Lovatos ka bërë që këngëtarja të vihet në qendër të vëmendjes. Ish ylli i ‘Disney’ pak javë para se të ishte keq, ka pushuar nga puna Bayer.

Sipas tabloidit anglez “The Sun” burri që kishte ndihmuar këngëtaren Demi Lovato të rrinte ‘e pastër’, pa stimuj droge për plot gjashtë vjet, qenka larguar disa javë më parë.

Mund të jetë prishja e marrëdhënieve me trajnerin Mike Bayer, njeriu që e ndihmoi të rrinte larg telasheve dhe substancave të rrezikshme për gjashtë vjet, shkaku i shtrimit të ri të Demi Lovato në spital. “Ziheshin sepse ai e ndjente që këngëtarja po kërkonte justifikime për sjelljet e saj të gabuara dhe nuk i thoshte të vërtetën për gjërat që bënte”, shkruan tabloidi.

“Pas debatit të fundit ai i vuri në dukje gjëra që ajo nuk donte t’i dëgjonte. Gjithçka u bë shumë konfuze, sepse Mike ishte shkëmbi në të cilin ajo mbahej, pas përfundimit të marrëdhënies me Wilmer Valderrama”.

GettyImages-891998050.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004