INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat e huaja: Zgjedhjet e lira do vendosin  për anëtarësimin në BE

Mediat e huaja: Zgjedhjet e lira do vendosin për anëtarësimin në BE

Publikuar më: 11:25 25-06-2017
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri po pasqyrohen nga të gjitha mediat prestigjioze ndërkombëtare.
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”.ka shkruar: “Shqiptarët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme që ndjekin një marrëveshje të rëndësishme midis dy partive më të mëdha politike, të cilat vendosën të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të fokusohen në përpjekjet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Shkrimi vazhdon duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është çelësi për nisjen e bisedimeve për anëtarësimit e kombit 2.9 milionë banorësh.  “The New York Times” thekson gjithashtu se marrëveshja e arritur në maj i dha fund bojkotit parlamentar tre-mujor nga demokratët.
Ndërsa  “EuroNews” shkruan se, pas fitimit të statusit si vend kandidat për t’u bashkuar me BE-në, Tirana ka luftuar për të kaluar reforma të rëndësishme, ku përmendin edhe  reformimin  e sistemit të korruptuar të drejtësisë.  
Article Logic
Execution time: 0.003471851348877