INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat franceze mes dashurisë dhe urrejtjes: Majk,

Mediat franceze mes dashurisë dhe urrejtjes: Majk, "binjaku" i Maitre Gims!

Publikuar më: 16:02 23-01-2016

Në fillim ishte Era Istrefi që u bë e famshme në Amerikë, ndërsa tashmë duket se është radha e Majk në Francë. Hiti më i fundit i këngëtarit 25 vjeçar, “Dashni” e cila kryeson për dy javësh listën e Top 10 Like Shqip në intv.al ka arritur të përhapë famën edhe në vendet kryesore të Europës. Portali francez Public Buzz ka sjellë në vëmendje Majkun duke e krahasuar me një nga yjet më të mëdhenj të Rap-it europian, francezin Maitre Gims. Ata e cilësojnë yllin e “Dashni” si binjakun e reperit francez, duke thënë se “zërat janë identikë, klipet të ngjashëm, ndërsa suksesi është i menjëhershëm”. Madje ata shkojnë edhe më tej, duke sugjeruar që të dy reperat të realizojnë një bashkëpunim së bashku.

Megjithatë, jo çdo fjalë e thënë nga mediat franceze vjen në shijen e mjaltit, pasi një tjetër sajt, Annabelle.V shprehet se “në këtë nivel ngjashmërie klipi kthehet në një plagjaturë”. Krahasimi natyrisht bëhet me këngën “Brise” të Maitre Gims, ku ngjashmëria me “Dashni” është e pamohueshme. Megjithatë nuk mund të thuhet nëse është kopjim apo frymëzim nga ana e Majk, pa futur gjykimin tonë por duke iu referuar vetë sajteve franceze, qëndrimi i të cilëve është i përzier ndërjmet kritikave pozitive dhe negative.

Majk kthehet kështu në shënjestrën e një lumi lavdërimesh dhe kritikash në fokusin e mediave europiane, për të cilat mund të jetë më shumë se thjesht i lumtur. Veçanërisht për faktin që ka tërhequr vëmendjen e gjigandëve të muzikës rap, siç është Franca. Madje mund të jetë i lumtur edhe për kritikat negative, pasi nuk ekziston diçka e tillë si publiciteti i keq, thjesht publicitet.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777