Të përditëshmet franceze nuk e kanë kapërdirë lehtë humbjen e PSG ndaj Liverpulit. Edhe pse ajo erdhi në minutat e fundit, kampionët francezë nuk treguan shumë nga repertori i tyre.
Të gjithë shigjetat janë drejtuar nga Nejmar. Braziliani humbi shumë topa dhe nuk dha asgjë nga ato që jemi mësuar të shohim në fushë. Shumica e gazetave në Paris shkruajnë se ai ishte një hije e vetvetes në fushë. Nejmar tashmë duhet të tregojë se ai di të marrë përgjegjësi, gjëndje e krijuar kryesisht pas Botërorit por edhe gjatë tij.