Mediat greke kanë shkruar ditën e sotme që Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për detin.
Sipas dy vendet e kanë arritur marrëveshjen për ridefinimin e zonave ekonomike, një zhvillim ky që lidhet direkt me interesin për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e ashtuquajtura 1 dhe 2 në det.
Athina pranon që gjiret e detit duhet të konsiderohen “të mbyllura” me qëllim që të zbatohen dispozitat përkatëse të Konventës Detare.
Kjo marrëveshje i hap rrugën shfrytëzimit ekonomik, sidomos kërkimeve për gaz natyror, ku Greqia ka avancuar në dhënien e leje për shfrytëzim tek disa kompani të fuqishme ndërkombëtare.