Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundëshme, aventura e Besnik Hasit në krye të kampionëve grekë, Olimpiakos.
Grekët kanë fituar në transfertë, në Serbi, ndaj Partizanit të Beogradit, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Champions League, me rezultatin 1-3.
Mediat greke, të cilat nuk e pritën mirë emërimin e gjakovarit në krye të Olimpiakosit, nuk ngurruan të lavdërojnë zgjedhjet tij, si kyçi i suksesit në Beograd.
“Zgjedhjet taktike të Hasit, sollën suksesin në Beograd”, thuhej në faqen sportive greke “sdna.gr”, e cila lavdëronte vendosjen në fushë të ekipit grek dhe mënyrën se si e interpretuan takimin.
“Ekip i vendosur mirë dhe një lojë e fortë në grup”, shkruante një tjetër faqe sportive, ‘sport24.gr’, e cila gjithashtu nxirrte në pah punën e mirë të trajnerit gjakovar.
Olimpiakosi është thuajse i kualifikuar për në fazën “play off”, të Champions League, por objektivi i klubit grek është pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.