INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat greke zbulojnë emrin e një shqiptari si baron droge

Mediat greke zbulojnë emrin e një shqiptari si baron droge

Publikuar më: 08:12 12-05-2016

Mediat greke kanë raportuar një emër për kokën e bandës së drogës. Kreu i bandës sipas të dhënave të fundit rezuton të jetë një 50 vjeçar, të cilit vetëm emri i publikohet dhe iniciali I mbiemrit. Ekathimerini shkruan se kreu i bandës është shqiptari Dhimitër P, 50 vjeç. Dhimitër P mendohet se është baroni i drogës që furnizon gjithë Ballkanin dhe  jeton në Belgjikë. Ai njihet me pseudonimin Walter.

Dhimitri rezulton të jetë pronarë i tre shtëpive në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë. Atij i janë gjendur llogari bankare në këto tre shtete.

Llogari 366.000 euro në Greqi, 460,000 euro në Shqipëri, në Belgjikë 100.000 euro

Ndërkohë që anëtari i bandës Klemend B njihet me pseudonimin Kelly, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Kjo bandë vepronte në Belgjikë, Hollandë, Bullgari, Itali, Greqi dhe Itali dhe nga 2013 janë arrestuar 59 persona, pjesa më e madhe nga policia italiane.

Ndërsa Policia greke kreu një operacion masiv gjatë ditëve të fundit, duke arrestuar një dhjetra të dyshuar si pjesë e bandës dhe duke konfiskuar rreth 678 kilogramë marijuanë të fshehur në një ishull të vogël në Greqinë e Veriut.
Sipas skemës së zbuluar nga policia greke, trafikantët përdornin skafe të shpejta për të transportuar marijuanën nga Shqipëria për në Greqi e më pas, përdornin kompani transporti rrugor false për të transportuar drogën në vende të tjera Europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041