Duket se pas suksesit që hasi teksa u ngjit në skenën madhështore të “Sanremos”, Alketa Vejsiu do të kthehet aty sërish.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.
“Sanremo 2021, me Amadeus një prezantuese e njohur tashmë”, “Prezantuesja shqiptare rikthehet në Sanremo”, “Sanremo 2021, ja cila prezantuese do ngjitet sërish në pallatin Ariston”, janë disa nga titujt e mediave. Megjithatë do të ketë një ndryshim.
Alketa do të ketë një rol të ri, që për momentin nuk është zbuluar akoma. Kujtojmë se “Sanremo 2021” do të mbahet nga 2 deri më 6 mars.