Një media pranë napoletanëve e bëjnë tashmë të sigurtë se Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi ka humbur pozicionin titullarit nën drejtimin e Ançelottit dhe rritja e pagës që kërkohet prej tij e bëjnë të pamundur qëndrimin.
Për të thuhet se Napoli do të kërkojë 40 milionë euro, por asnjë klub nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 25.