INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat italiane për Klement Balilin, 7 kuintalë marijuanë ishin destinuar për Milano

Mediat italiane për Klement Balilin, 7 kuintalë marijuanë ishin destinuar për Milano

Publikuar më: 13:59 16-05-2016

"Corriere.it" ka shkrua në lidhje me dyshimet e ngritura për ish-drejtorin e Transporteve në Sarandë, Klement Balili. Ai është cilësuar jo vetëm si "Escobar i Ballkanit" po kanë përmendur dhe atë që e quajnë gjuetia e madhe e tij, 7 kuintalë marijuanë ishin destinuar për Milano.

"Kelmend Balili është administrator i Shtetit, një burrë i besuar i qeverisë shqiptare, që ka rënë në telashe të mëdha me drogën. 7 kuintalë marijuana të destinuar në Milano. Trafikantët preferojnë Lombardinë, sepse çmimet rriten 700-800 euro për çdo kile’’, shkruan ‘’Corriere.it’’.
Media italiane ka përmendur dhe rastin e Dritan Zaganit dhe shkruajnë se: ‘’Ndërkohë nuk është zgjidhur rasti i Dritan Zaganit, policit që me hetimin e tij kishte mbërritur afër Ministrit të Brendshëm shqiptar, që në fillim ishte i fshehur e më pas u detyrua të arratisej jashtë vendit. Zagani ka bashkëpunuar me Guardia di Finanzia, për të arritur rezultate, kundër tregëtarëve të drogës. E tani ndjekja e Balilit mund të çojë në të njëjtin skenar,  si ai i Zaganit.’’
Balili, sipas tyre ka qenë në Itali si për takime zyrtare ashtu edhe për biseda informale me patriotët e tij që janë të pranishëm në Milano dhe provincën e tij.
“Klani shqiptar i drogës është shumë aktiv në zonën e Abbiategrasso”, thotë një zyrtari i karabinierëve, për Corriere.it. Ai shton se nuk kanë një kontroll të plotë të territorit, por janë të vendosur mirë dhe dinë të lëvizin dhe kanë një rrjet efikas. Edhe në Pavesë2 kanë një prezencë të rëndësishme.
Sipas Corriere.it, që në drejtësinë shqiptare diçka nuk funksionon është e dukshme, kriminelët afër arrestimit nga hetuesit e huaj, zhduken.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654