INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mediat kanadeze: “Shqipëria është Kroacia e ardhshme. Nxitoni të prenotoni” [VIDEO]

Publikuar më: 15:27 28-11-2017

Turizmi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. Pas medieve evropiane, jehona e natyrës shqiptare tashmë është zhvendosur dhe në Kanada. Gazetarja Marie Michelle ka bërë një reportazh për Shqipërinë në median kanadeze të Ton Barbier”.
Pasi zhvilloi një tur në qytetet evropiane si Londrën, Parisin, Belgjikën Marie Michelle u ndal dhe në disa vende të Ballkanit. Michele e konsideron si surprizën më të këndshme dhe zbulimi i saj ishte Shqipërisë.
Ton Barbier:
“Ndoshta keni dëgjuar për Kroacinë, në një mënyrë të mirë. Ju keni parë ujërat e saj të kristaltë dhe ishujt e saj. Epo, më besoni fjalë-për-fjalë, kur them, “Shqipëria është Kroacia e ardhshme. Me të vërtetë”.
Gazetarja Marie Michelle jep pesë arsye se pse turistët duhet të marrin avionin drejt Shqipërisë përpara se ai të bëhet shumë popullor për turistët.
Ton Barbier:
“Ujëra të kristaltë keni parë, por jo si në jug. Një blu e thellë me shumë tone dhe një qetësi që të relakson, kjo është një pamje e përkryer për ta vendosur në instagram. Njerëzit e këtij vendi kanë një mikpritje që është jashtë të zakonshmes. Ata ju përshëndesin në rrugë, ngushtohen në autobus që t’ju lirojnë vendin dhe kanë një buzëqeshje ngjitëse. Përvoja ime në një akomodim me mëngjes në Berat ishte e jashtëzakonshme. Unë u mirëprita si e familjes.
Dollari kanadez vlen në Shqipëri. Merrni autobusin, porosisni një birrë ose një byrek dhe të gjitha gjërat që do t’ju kushtojnë më pak se 2 dollarë kanadezë”.
Ndërsa artikullin Marie Michelle e mbyll me një ftesë.
Ton Barbier:
“Atëherë, çfarë prisni për të prenotuar pushimet e ardhshme?”

 

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941