E përditshmja sportive zvicerane ‘Blick’ nuk ka kursyer elozhet për portierin e Partizanit, Alban Hoxha i cili pas pritjeve të shkëlqyera të penalltive është kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare.
Gardiani i portës së Partizanit i dhuroi ekipit të tij kualifikimin për në fazën tjetër të Champions Leagues.
‘Alban Hoxha heroi i Champions Leagues’, shkruan Blick.
28-vjeçari ndaj Frencvarosit, fillimisht shënoi në penalltinë e parë me stilin ‘panenka’, ndërsa më pas priti edhe tre penallti të tjera.
Në turin e tretë paraeleminator të Champions Leagues, Partizani do të përballet me austriakët e Red Bull Salzburg.