INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat ndërkombëtare: Kosova i kushton katedrale Shën Terezës 20 vjet pas vdekjes

Mediat ndërkombëtare: Kosova i kushton katedrale Shën Terezës 20 vjet pas vdekjes

Publikuar më: 17:42 05-09-2017

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales "Shën Nëna Terezë", në Prishtinë. Ceremonia është mbajtur në njëvjetorin e shenjtërimit së saj, në Kosovë. Shugurimi është bërë në prani dhe nën udhëheqje të Kardinalit Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe udhëheqësit fetarë nga Kosova dhe Shqipëria ishin në mesin e qindra njerëzve në Prishtinë të cilët morën pjesë në një ceremoni shenjtërimit të martën. Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje kësaj ngjarje. Kështu Associated Press shkruan se “Kosova i kushton katedralen Shën Terezës 20 vjet pas vdekjes”. Përveç ceremonisë së mbajtur ditën e sotme, artikulli se kjo katedrale do të jetë shtëpia e re e Kishës Katolike në Kosovë, një vend ku 90 për qind e popullsisë është myslimane dhe vetëm një pjesë e vogël është katolike. Po kështu në artikull përshkohet edhe katedralja e cila u ndërtua në vitin 2010. Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328