INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat ndërkombëtare po mashtrojnë në lidhje me Trump! Shikoni se si qëndron e vërteta

Mediat ndërkombëtare po mashtrojnë në lidhje me Trump! Shikoni se si qëndron e vërteta

Publikuar më: 12:20 01-08-2018

Siç e dini mjaft mirë, mediat supozohet që të jenë të drejta dhe të paanshme, por kurrë nuk ndodh kështu. Përherë ato anojnë në anën e politikave që drejtuesit e tyre pëlqejnë ose në anën e atyre që paguajnë. Mediat në SHBA kanë bërë këtë gabim dhe kanë kaluar drejtpërdrejt kundra presidentit.

Urrejtja e tyre ndaj Trump filloi që në fushatën presidenciale. Një kandidat që nuk pranon shtrembërim fjalësh dhe që nuk negocion me politikat liberale nuk ishte aspak ajo që media kërkonte. Për më tepër Trump përdor më shumë Twitter për të deklaruar diçka, gjë që i bën mediat tradicionale që të ndjehen shumë të cënuara dhe të dobëta.

Po ashtu Demokratët amerikanë, të cilët kishin dështuar rëndë në kohën e Obama-s vazhduan me propagandën e tyre të bazuar në fakte krejt jo-reale. Për ta Trump nuk do të fitonte pasi shpikja e idiotsive në lidhje me të do të shërbente si një mind-bloëing move përkundrejt popullsisë, por njerëzit janë mërzitur me politikanët klasikë apo jo?

Duhen zgjedhur njerëz të rinj që bëjnë vepra e nuk kanë shumë fjalë, kjo është ajo që çdo njeri normal i pamashtruar nga propaganda fallco bën.

Sot edhe pse Trump është duke korrur suksese të papara, prapë ka mashtrime në lidhje me të. Reagimi i Facebook ndaj mijëra faqeve Fallco, apo i Tëitter ndaj 1 milionë accoounteve kundra presidentit janë shembujt më perfektë.

Fake-news media siç thotë Trump me mjaft të drejt sot po deklaron që ai po shkatërron ekonominë e SHBA dhe që Obama bëri mirë. Epo fillimisht, Obama në vitin e tij të parë uli ekonominë me 3%(shifër rekord) dhe arriti rritje deri nnë 2.1% për vit. Trump shkaktoi një rritje ekonomike prej 3% vitin e tij të parë dhe 4.1% deri më tani në 2018(pa përmendur shifrat rekord të punësimit që nga viti '97).

Duhet pranuar që nëse ndiqen politikat bazë të cilësdo ane politike, gjithnjë do të kemi dy rezultate. Të majtët do të marrin masa që të ndihmojnë këdo që po fiton pak, por ama do të ngadalësojnë ngritjen ekonomike, në rastin e Obama ishte kolaps ekonomik. Sa për të djathtët, epo teoria e tyre nuk mendon shumë për klasën në nevojë, por ama forcimi i ekonomisë i sjell që të gjithëve përfitime, qofshin të pasur apo të varfër. Secilit vend i duhen që të dyja palët për të pasur mundësi zgjedhjeje, por ama botës i duhet Trump më shumë se kurrë.

SHBA duhet që të qëndrojë një superfuqi me çdo kusht, kjo është në interes të gjithë perëndimit, përfshirë dhe vendit tonë që ka nevojë për mbrojtjen e një aleati aq të fuqishëm sa SHBA që na ka ndihmuar shumë ndër vite.

Sa për fake neës, fillimisht shihni statistikat më pas besoni ose mos-besoni fjalët e atyre që duan të përfitojnë nga bindjet tuaja politike. SHBA po arrin rekorde fenomenale ekonomike dhe kështu duhet që të urojmë që do të nisi që të ndodhi në Europë(edhe pse BE është në pikëpyetje në do të ekzistojë dhe gjatë apo jo).trump_is_fucking_right.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109