Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik nuk ka kaluar pa u raportuar dhe nga mediat ndërkombëtare nga vendet fqinje deri në Kinë.
Disa nga mediat që kanë raportuar janë Dailymail, TgCom24, Washington Post, Yahooo, NyTimes,AbcNews, si dhe mediat e Lindjes si Kashmir, Xinhuanet, IndianExpress etj.
TgCom24 shkruan se një familje është zhdukur me plumba kallashnikovi në një fshat të Vlorës.
Ndërsa mediat e tjera raportojnë "Një 24-vjeçar nga Shqipëria vret 8 anëtarë të familjes së tij"
Ridvan Zykaj, 24 vjeç vrau dje për motive banale 8 persona, të gjithë të afërm të tij, dy prej të cilëve të mitur. Pas ngjarjes vrasësi u arratis dhe u kap mëngjesin e sotëm pas rreth 12 orësh arrati.