Reuters ka publikuar një shkrim shumë alarmant lidhur me protestën e fundit të opozitës, por dhe për atë që pritet të mbahet në 8 Qershor.
Sipas Reuters, protesta e radhës do të jetë vendimtare për Shqipërinë.
Lideri i opozites Lulzim Basha, tha se s’ka më kohë për fjalë dhe pritet që situata në protestën e fundit të jetë shumë e ‘nxehtë’, shkruhet në artikull.
Sipas agjencisë, një protestë aq masive dhe e dhunshme mund të jetë e rrezikshme për negociatat e Shqipërisë, por dhe ekonominë e të gjithë Ballkanit, pasi trazirat e shumta do të ndikojnë negativisht pranë sezonit turistik.
“Turistët britanikë, por dhe të huajt kanë frikë se trazirat politike në Shqipëri do të kenë influencë në Maqedoninë e Veriut por dhe në Greqi dhe duket që rastet e dhunës do t’i ndalojnë ata për të udhëtuar në Ballkan për pushime, analizon Reuters.
Shkrimi mbyllet me një pyetje. ‘A do të arrijë protesta e opozitës të rrëzojë kryeministrin?’ Reuters dhe të gjithë ne këtë përgjigje do ta marrim ditën e shtunë.