INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat on line, në dorë të Kushtetueses

Mediat on line, në dorë të Kushtetueses

Publikuar më: 19:12 19-04-2016

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 62 për ligjin e mediave. Gjykata Kushtetuese ka pranuar këtë kërkesë dhe do ta shqyrtojë atë.

Sipas shoqatës, kjo dispozitë  është antikushtetuese. Pika 3 e nenit 62 të ligjit për mediat thotë se asnjë person fizik ose juridik, nuk mund të ketë më shumë se 40% të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licensë kombëtare për transmetimet audio apo audiovizive. Ky kufizim sipas shoqatës, cenon lirinë e pronës dhe barazinë para ligjit.

Kërkesa e bërë nga Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare ka gjetur mbështetje edhe të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Article Logic
Execution time: 0.0040731430053711