INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Mediat pa filtra”! AMA e shqetësuar, të nisë edukim në shkolla[VIDEO]

Publikuar më: 14:51 21-05-2018

Një pjesë e madhe e mediave dhe kryesisht ato online në vendi tonë japin informacione pa i filtruar dhe pa etikë. Për këtë arsye Drejtoria e Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive ka mbledhur në një tryezë diskutimi drejtues dhe ekspertë të mediave dhe deputetë.
“Lajmet nuk filtrohen si në mediat online ashtu dhe në televizione. Më shumë më shqetësojnë fëmijët, që ndeshen me to,” tha Kryetarja e Këshillit të Ankesave, Monika Stafa.
Kryetarja e Këshillit të Ankesave, pas problemeve që bëri me dije kërkoi sugjerime dhe nga deputetët e ftuar. Ku ai i PD, Luçiano Boçi është i mendimit, që përveç se me mediat duhet të punohet dhe me edukimin e publikut, që shkolla dhe në një linjë me të është dhe deputetja e PS, Almira Xhembulla.
“Të futen në shkolla lëndë për edukimin e mediave dhe të jenë me detyrim,” tha Boçi.
Deputetja e PS, Almira Xhembulla: “Të ecim para me hartimin e strategjive për edukimin mediatik”!
Takime të këtij lloji mbi edukimin e mediave dhe për komunikimin e përgjegjshëm etik do të vijonë dhe në ditët e ardhshme deri sa të merren masa konkrete në lidhje me mbrojtjen e publikut dhe fëmijëve nga informacionet shpesh herë jo korrekte, që portalet apo ekranet televizive publikojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0015130043029785