INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat serbe, komentojnë takimin në Bruksel.

Mediat serbe, komentojnë takimin në Bruksel. "Shanse të vogla për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por vlen të provohet"

Publikuar më: 15:55 01-09-2017

"Shanse të vogla për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por ne duhet të përpiqemi" . kështu e ka nisur shkrimin për takimin e dy presidentëve në Bruksel, ku po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, media serbe b92. Ende të pamësuar me idenë e një Kosove të pavarur, duket se për serbët, zgjidhja e çështjes ka pak mundësi të ndodh. “Pas takimit me Hashim Thaçin në Bruksel, Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se "janë hapur bisedime mbi marrëdhëniet afatgjata midis serbëve dhe shqiptarëve". Gjatë takimit, të pritur nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, Vuçiç gjithashtu ngriti çështjen e arrestimit të fundit në Kosovë të Bogdan Mitrovic, një serb i moshuar i zhvendosur”-shkruan kjo media. Më tej artikulli i botuar rendit disa nga çështjet për të cilat palët janë dakordësuar ndërsa Serbia ëshët e pakënaqur nga funksionimi i komunave serbe. “Lidhur me çështjet konkrete që tashmë janë pjesë e dialogut Beograd-Prishtinë, është konfirmuar marrëveshja për gjyqësorin, është shpallur hapja e urës në lumin Ibër (në Kosovska Mitrovica), dhe është konstatuar se në lidhje me Krijimi i Komunitetit të Komunave Serbe, Prishtina nuk ka bërë ndonjë përparim, tha Vuçiç gazetarëve në Bruksel pas mëngjesit jozyrtar”-komenton b92. Po gjithsesi ajo të cilës nuk i shmangen dot palët është marrëveshja e madhe që do ti jepte zgjidhje çështjes së Kosovës. “Presidenti gjithashtu theksoi se "zgjidhja e marrëdhënieve historike midis serbëve dhe shqiptarëve" do të ishte një marrëveshje e madhe për Beogradin dhe Prishtinën dhe se bisedimet do të vazhdonin, megjithëse ai theksoi, "askush nuk është tepër i madh për optimistin". Megjithatë, Vuçiç vazhdoi, "shohim një shans të vogël për zgjidhjen e çështjes historike midis serbëve dhe shqiptarëve dhe ne duhet ta përdorim atë". "Vlen të provohet, për hir të së ardhmes"-pohon b92.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438