Mediat në Serbi po vazhdojnë të shkruajnë për synimet e Kosovës që të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Gazeta serbe “Vecernji Novosti” shkruan sot se njëri nga ish-këshilltarët e ish-presidentit francez, Nikola Sarkozy po lobon për Kosovën.
Fjala është për Jean-David Levitte, i cili sipas kësaj gazete po punon që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së.
Levitte ka qenë njeri i politikës së jashtme franceze kur Sarkozy ka qenë president. Ai gjithashtu ishte këshilltari i Zhak-Shirak gjatë ndryshimit të politikës franceze ndaj situatës në ish-Jugosllavi.
Media serbe gjithashtu përmend takimet që ish-këshilltari i Sarkozys ka pasur me zyrtarë të lartë të Kosovës.
Anëtarësimi i Kosovës në OKB është përmendur gjithmonë si pjesë e marrëvshjes finale Kosovë-Serbi.
Këtë e kishin konfirmuar edhe Daçiq dhe Vuçicc kohë më parë.
Por, shteti serb për këtë po frikësohet në reagimin e Rusisë që është kategorikisht kundër.