INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mediat sociale premtojnë luftë kundër terrorizmit [Video]

Publikuar më: 17:56 09-12-2016

Propaganda e ISIS-it qarkullon lirshëm në internet, pjesërisht edhe në platforma të mëdha si YouTube apo Facebook. Por kjo propagandë në median sociale pritet të marrë fund. Facebook, YouTube, Microsoft dhe Tëitter njoftuan se do të angazhohen bashkarisht kundër përmbajtjeve terrroriste. Për këtë ato do të krijojnë një bankë të përbashkët të dhënash në lidhje me materialet fotografike me përmbajtje terroriste.
Këto platforma kanë kritere të ndryshme për t'i klasifikuar si terroriste apo jo si terrorriste përmbajtjet e ndryshme. YouTube p.sh. shuan nga rrjeti materiale të ndryshme vetëm në rast se përdoruesit lajmërojnë për përmbajtje të tilla. Në vitin 2014 kur ISIS-i ekzekutoi gazetarin James Foley dhe e publikoi videon e ekzekutimit online, ajo qëndroi në rrjet shtatë ditë me radhë dhe u pa nga mëse 10 milionë vetë. Këto sipërmarrje përqëndrohen në nismën e tyre vetëm tek fotografitë dhe videot. Në deklaratë nuk përmendet se si do të veprojnë ato me tekstet që përcjellin propagandë terroriste, racizën, seksizëm apo lajme të rreme. Rrjetet sociale janë kritikuar kohët e fundit sidomos për përhapjen e të ashtuquajturave "fake news".

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553