Mediat spanjolle kanë dënuar ashpër performancën e Barcelonës në ndeshjen e mbrëmshme. Titujt ishin njëri më turpërues se tjetri, për një natë të dështuar siç ata edhe e quanin. “Qesharakët më të mëdhenj në histori”, ishte titulli i gazetës sportive “Sport”. Ndërkohë “Dështim historik”, shkruante prestigjiozja tjetër spanjolle “Marca”.
“AS” e ka cilësuar “Rrufe në Anfield” eliminimin e Barcelonës mbrëmjen e djeshme. Gazeta tjetër spanjolle “Mundo Deportivos” është hapur më titullin “U skuqën”. Sfida e mbrëmshme do ngelet gjatë në historinë e futbollit, si një nga më të çmendurat me Liverpoolin që i mungonin edhe dy lojtarë të rëndësishëm si Salah dhe Firmino.