Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmend “të privatizojë” pjesën amerikane të Stacionit Hapësinor ndërkombëtar.
Lajmi, i cili bëhet i ditur nga gazeta “Washington Post”, që zotëron disa dokumente të NASA-s, thekson se Shtëpia e Bardhë kërkon t’i japë fund financimeve federale për Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor në vitin 2025.
Plani i Trump ndoshta do të përballet me një kundërshtim të fortë, kryesisht për shkak se Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë investuar rreth 100 miliardë dollarë.
Dhe, për më tepër, kujtojmë se NASA është ndërtuar për qëllime shkencore dhe jo për të krijuar fitime.