INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet belge: ‘Krimineli i rrezikshëm Safet Rustemi arrestohet në Tiranë'

Mediet belge: ‘Krimineli i rrezikshëm Safet Rustemi arrestohet në Tiranë'

Publikuar më: 09:15 22-09-2018

Safet Bajri (Rustemi), i konsideruar si i forti i Shkodrës përfundoi në prangat e policisë. Arrestimi i 34 vjeçarit mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet ka bërë jehonë dhe në mediat belge, pasi në këtë shtet i riu nga Shkodra ka disa dënime të pashlyera me drejtësinë. “Safet Rustemi, i cili u vendos verën e kaluar në listën e personave më të kërkuarve nga policia federale u arrestua në Tiranë, kryeqytetin shqiptar”shkruan RTBF. Ai duhej të kalonte 22 vjet në burg në Belgjikë, por Zyra e të Huajve e kishte dëbuar atë. Safet Bajri ishte dënuar në shtetin belg, për vepra të ndryshme penale që kanë të bëjnë me prostitucionin, trafikun e drogës, rrëmbime personash, etj.

foto_med.jpg

"Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, Rustemi u përpoq të merrte kontrollin e skenës së prostitucionit në Bruksel duke përdorur dhunën”-deklaron media belge. “Vitin e kaluar, ai mori një dënim të parë prej 9 vjet burg. Këtë vit, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai u dëbua pasi u lirua me kusht. Njeriu qëndroi në mënyrë të paligjshme në Belgjikë”, shkruan ‘’RTBF”.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055