INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet ‘maskarojnë’ kryeministrin kanadez: Udhëtimi në Indi një dështim i vërtetë

Mediet ‘maskarojnë’ kryeministrin kanadez: Udhëtimi në Indi një dështim i vërtetë

Publikuar më: 11:13 23-02-2018

Vizita javore e kryeministrit kanadez Justin Trudeau në Indi ka shkuar keq e më keq. Kjo është vizita e parë e Trudeau në Indi. Ai shoqërohet nga bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij në këtë udhëtim mbi të cilin janë hedhur disa hije skandali. Vizita është cilësuar nga mediet e dy vendeve si një katastrofë e vërtetë. Stafi i kryeministrit ftoi për të darkuar me Trudeau në rezidencën e Komisionerit të Lartë të Kanadasë në Nju Delhi një ekstremist sik të dënuar për tentativën e vrasjes së një politikani indian.

kryeministri_dhe_eks.png

Pasi u bë publik ky fakt kryeministri kanadez tërhoqi ftesën, që i ishte bërë personit që është vënë në qendër të polemikave Jaspal Atwal, një shtetas kanadez me orgjinë indiane, i cili në vitin 1987 u dënua me 20 vjet burg nga një gjykatë kanadeze për vrasjen në tentativë të një ministri indian.

justin_1.jpg

Çështja u komplikuara edhe më shumë kur disa media kanadeze zbuluan fotografi që tregojnë Atwalin, i cili qëndron pranë Sophie Trudeau, bashkëshortes së kryeministrit Kanadez, në një pritje të mbajtur në Mumbai të martën. Është e paqartë se si Atwal, një militant i njohur, arriti të marrë një vizë për të hyrë në Indi. Në tjetër arsye se përse kryeministri kanadez është vënë në qendër të sulmit janë përpjekjet e tij për t’u bërë qejfin indianëve duke veshur vetëm rrobat e tyre tradicionale të stilit Bollywood. Fotografitë e Trudeaut u bënë virale dhe ndryshe nga sa ndodh zakonisht me fotot e tij të cilat pëlqehen, sidomos nga publiku femëror, këtë radhë ishte komplet ndryshe. Komentet ishin negative.

me_familjen.jpg

Sikur të mos mjaftonte vetëm veshja, kryeministri kanadez dhe familja e tij kanë kryer edhe rituale të lutjes indiane. Por me gjithë përpjekjet e Trudeaut, ai sipas medieve ndërkombëtare, nuk është pritur mirë nga indianët. Kjo sepse kur familja e parë kanadeze zbriti nga avioni, i priti ministri indian i bujqësisë, Gajendra Singh Shekhawat, dhe jo nga kryeministri Narendra Modi siç ka ndodhur gjithmonë.

trudeau-family-gujarat.jpg

Modi ka përshëndetur personalisht udhëheqësit nga SHBA-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli në vizitat e tyre përkatëse shtetërore. Por për Trudeaun, ai nuk e mori mundimin të shfaqej. India është një nga tregjet më të rëndësishme të eksportit të Kanadasë dhe ky udhëtim i Trudeaut, synon të përmirësojë lidhjet mes dy kombeve, por është dëmtuar me kritika nga të dyja palët.

Article Logic
Execution time: 0.0037841796875