INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet serbe zbulojnë planin B të Beogradit kundër hyrjes së Kosovës në BE

Mediet serbe zbulojnë planin B të Beogradit kundër hyrjes së Kosovës në BE

Publikuar më: 09:40 02-04-2018

Beogradi ende po konsideron formatin në të cilin Serbia do të përfaqësohet në takimin e 17 qershorit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, raporton "Vecernje Novosti". Sipas gazetës me bazë në Beograd, "rrethanat kanë ndryshuar", pasi përveç Spanjës, Rumanisë dhe Qipros, edhe anëtarët e tjerë të BE që nuk e njohin Kosovën, po mendojnë që të mos marrin pjesë në diskutimin kryesor në Samit. “Këto vende nuk duan të jenë në të njëjtën tavolinë me përfaqësuesin e Prishtinës (dmth. me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi), as nuk duan të fotografohen me të”-shkruan media serbe. E përditshmja vijon më tej se në të njëjtën kohë, BE pret që Sebia të ketë përfaqësuesin e saj në tubimin në Sofje. Sipas artikullit, Spanja, Rumania dhe Qiproja janë afër pranimit të "planit B" , sipas të cilit zyrtarët e tyre duhet të marrin pjesë vetëm në darkën e punës një ditë para samitit dhe pastaj të përfaqësohen në samit nga anëtarët e tjerë të BE. Kjo nuk do të ishte praktikë e re brenda BE-së, sepse është e mundur që një shtet anëtar të përfaqësojë një tjetër. Problemi këtu, vuri në dukje gazeta, është se nuk ka asnjë qëndrim të përbashkët mbi një temë si Kosova brenda BE-së, kështu që shtrohet pyetja se kush do të përfaqësojë Spanjën, Rumaninë apo Qipron.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654