Nuk e dimë sa prej jush e kanë marrë vesh, por këtë fundjavë Shqipëria shndërrohet në shtëpinë e mbi 200 artistëve të rinj nga Mesdheu dhe Europa. "Mediterranea 18", një bienale e organizuar nga Ministria e Kulturës, e cila përgjatë 4 ditëve do të ofrojë ekspozita, filma dhe muzikë, në pika të ndryshme të Tiranës dhe Durrësit. Pa harruar festat pas feste, tek Piramida. Info të tjera i gjeni duke kërkuar Mediterranea 18 në Facebook!
Ora: 18:00
Data: 4 - 8 Maj
Vendodhja: Tiranë